Blue Panorama pranon dhe tregon si ndodhi incidenti i djeshëm në linjën...

Blue Panorama pranon dhe tregon si ndodhi incidenti i djeshëm në linjën Tiranë – Bergamo

113
0
Shares

Kompania e fluturimeve ajrore Blue Panorama ka pranuar incidentin e një ditë më parë me fluturimin e saj Tiranë Bergamo ku një prej pasagjerëve kishte tentuar të hapte derën e emergjencës pranë krahëve të avionit. Reagimi erdhi pasi disa pasagjerë të këtij fluturimi treguan ngjarjen për TV Klan.
Në reagimin e kompanisë thuhet  se në fluturimin BV2233, ekuipazhi ka konstatuar tërheqjen e dorezës së njërës prej dyerve të avionit gjatë procesit të imbarkimit. Sipas saj, ky veprim është bërë në mënyrë të papërgjegjshme nga një person në moshë madhore. Por ka disa rregulla ndërkombëtare të fluturimeve ajrore që sanksionojnë se në kushtet e verifikuara në fluturimin BV2233, pasagjeri që tentoi të hapë derën e emergjencës duhet të ishte zbritur nga avioni sapo u konstatua një gjë e tillë.
Sipas rregullit kompania mund të largojë pasagjerin pa pasur pasoja ligjore ose financiare në rast se sjellja tij është e ç’rregullt abuzive ose e dhunshme ose nëse është nën efektin e drogës ose alkoolit. Por kompania Blu Panorama ka vepruar ndryshe nga rregullat, duke sqaruar në njoftimin e saj se pasagjeri i papërgjegjshëm u akomodua larg dyerve të emergjencës dhe se fluturimi u krye ne orarin e parashikuar duke vijuar i qetë deri në destinacion.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Panik në avionin e linjës Tiranë-Bergamo, pasagjerët shpëtojnë avionin
/web/Panik_ne_avionin_e_linjes_Tirane_Bergamo_pasagjeret_shpetojne_avionin_16370_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY