Një grindje e ndodhur midis disa të rinjve ka përfunduar me plagosjen e dy dhe prangosjen e tre të tjerëve.
Ngjarja sipas policisë vendore ka ndodhur sot, rreth orës 17:30, në lagjen “3 Heronjt”, kur pas një konflikti të çastit, janë plagosur me armë të ftohtë “thikë” shtetasit me iniciale A. T., 24 vjeç dhe A. F., 18 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër ku po marrin mjekimin jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore. Nga hetimet paraprake Policia ka mundur të identifikoj dhe të kap autorët e dyshuar të plagosjes M. Sh., 30 vjeç, M. B., 28 vjeç dhe A. B., 23 vjeç, të tre banues në Shkodër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/