AXHENTA/ Johannes Hahn nis sot vizitën zyrtare në Shqipëri

AXHENTA/ Johannes Hahn nis sot vizitën zyrtare në Shqipëri

124
0
Shares

Johannes Hahn, Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit prej sot e deri në 31 mars, do të jetë në Tiranë dhe Durrës më 29-31 për një vizitë zyrtare.
Komisioneri do të takohet me drejtuesit kryesorë në Shqipëri, presidentin Bujar Nishani, kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe kryetarin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit, mbi përpjekjet e autoriteteve të vendit në rrugën e reformave, si dhe për të nxitur fuqimisht një miratim të shpejtë të reformës së thellë në drejtësi. Johannes Hahn do të bashkëkryesojë gjithashtu Dialogun e Nivelit të Lartë mbi përparësitë kyçe të reformave që do të ndiqet nga një konferencë për shtyp.
Komisioneri Hahn do të marrë pjesë në takimin ministror të vendeve të Ballkanit Perëndimor me ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, si dhe me kryeministrin e Shqipërisë, për të diskutuar mbi infrastrukturën e përmirësuar dhe ndërlidhjen në rajon, duke u fokusuar te transporti dhe energjia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY