Elbasan, plagosje nga një atentat në qendër të qytetit, policia mbledh gëzhojat

Elbasan, plagosje nga një atentat në qendër të qytetit, policia mbledh gëzhojat

85
0
Shares

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në rrugën ‘Rinia’ në Elbasan. Të dhënat e para bëjnë fjalë për një atentat.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, e policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.
Mësohet se i lënduari është qëlluar nga një person që lëvizte me një makinë tip BMË.
Autori pas ngjarjes është larguar menjëherë drejt qendrës së qytetit.
Policia ka gjetur disa gëzhoja në vendin ku ka ndodhur atentati, teksa nuk ka ende të dhëna për të plagosurin.
Janë ngritur postblloqe të shumta në aksin Elbasan-Tiranë, Elbasan-Librazhd dhe Elbasan Cërrik për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Policia e Elbasanit pak pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në këtë qytet ka bërë me dije identitetin e personit të plagosur.
Burimet zyrtare thanë se ai është Qani (Alibeaj) Zylyfi nga Peqini.
Mësohet se ai njihet edhe me nofkën “Doni”.
Pas plagosjes me armë zjarri ai është dërguar në spitalin e qytetit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY