FUTBOLL/ Sadiku dhe Cikalleshi “i dhurojnë” fitoren Shqipërisë në Luksemburg

FUTBOLL/ Sadiku dhe Cikalleshi “i dhurojnë” fitoren Shqipërisë në Luksemburg

87
0
Shares

Kombëtarja shqiptare ka fituar miqësoren e dytë të këtij viti ndaj modestëve të Luksemburgut me rezultat 0-2. Golat për përfaqësuesen tonë u shënuan nga Armando Sadiku dhe Sokol Cikalleshi.
Pjesa e parë u mbyll në rezultatin e barabartë 0-0, por vlen të theksohet rasti i Shkëlzen Gashit por portieri Joubert i mohon golin.
Pikërisht numri 1 i Luksemburgut, përjashtohet nga ndeshja ne minutat e fundit të pjesës së parë, pasi frenoi në mënyrë të parregullt vrullin e Cikalleshit i cili ishte drejtuar drejt portës së boshatisur.
Në pjesën e dytë De Biasi reagon duke futur në lojë Kaçen në vend të Kukelit.
Kur luhej minuta e 63, një aksion nga krahu i djathtë finalizohet me gol, pasi Sadiku i cili sapo ishte futur në lojë gjendet më së miri në zonë dhe çon topin në rrjetë.
Në minutën e 75, Cikalleshi pas një lëvizje të bukur në zonë, gjuan dhe dyfishon rezultatin.
Në këtë ndeshje debutoi edhe talenti i Vitesses, Milot Rashica, i cili kërcënoi dy herë portën e Luksemburgut me dy gjuajtje nga larg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY