VIDEO&EMRI/ Pogradec, kontrabandonte naftë nga Maqedonia, arrestohet në flagrancë

VIDEO&EMRI/ Pogradec, kontrabandonte naftë nga Maqedonia, arrestohet në flagrancë

46
0
Shares

Arrestohet në flagrancë një shtetas i cili kontrabandonte nga shteti maqedonas naftë, të cilën e depozitonte dhe tregëtonte  në mënyrë të jashtëligjshme në Pogradec.
Specialistët e Sektorit kundër Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në kuadër të procedimit penal nr 402 të vitit 2016, finalizuan me sukses operacionin policor e koduar “Porosia” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Ilir Kosturi, 54 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë në vijim të ngjarjes datë 06.04.2017, në të cilën u arrestuan në flagrancë 8 shtetas të cilët kontrabandonin naftë nga shteti maqedonas dhe më pas e shisnin në Pogradec në mënyrë të paligjshme.
Ky shtetas u kap në flagrancë duke shitur një sasi prej 520 litra naftë, sasi e dyshuar si kontrabandë e cila së bashku me një sasi lekësh dhe një aparat celular iu bllokua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për veprat penale: “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga nenet 172, 178, 179 të Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY