Plagosja në Elbasan, policia identifikon autorin: Ka qënë i dënuar më parë

Plagosja në Elbasan, policia identifikon autorin: Ka qënë i dënuar më parë

65
0
Shares

Specialistët për Krimet e Rënda, të Policisë Elbasan, bënë identifikimin dhe po punojnë për kapjen e shtetasit me inicialet:
XH.R, 20 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje”.

20 vjecari, gjatë ditës së djeshme, në lagjen “Visarion Xhuvani”, për motive të dobëta, dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri shtetasin Q. A. 42 vjeç, banues në Elbasan, I cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, ka gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje, në cilësinë e provës materiale: Një gëzhojë model 54, me kapsollë të goditur.

Ndaj shtetasit XH.R, janë referuar materialet hetimore, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 278/4 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY