Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç, pritet të vizitojë Kosovën të dielën më datën 3 prill. Këtë e ka thënë shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.
Gjuriç, në një emision të televizionit publik të Serbisë, ka thënë se Vuçiç do të qëndrojë në Leposaviq dhe do të bisedojë me minatorët e Trepçës. “Vuçiç do të shkojë edhe në Universitetin e Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë. Mendoj se të gjithë do t’i gëzohen pritjes së kryeministrit”, ka thënë Gjuriç, transmeton Koha.net.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/