Jennifer Lopez, Enrique Iglesias dhe një fustan prej 25 mijë dollarësh është ajo që duhet për të pasur një dasmë perfekte. Mijëra postime në Instagram janë bërë me rastin e kësaj dasme luksoze. Një banket tepër ekstravagant, një ambient luksoz, djali i një bilioneri ka realizuar një dasmë përrallore që llogaritet të ketë kushtuar deri në 1 bilion dollarë.
Said Gutseriev 28 – vjeç, trashëgimtari i një pasurie marramëndëse kurorëzoi dashurinë me studenten 20 – vjeçare Khadija Uzhakhova, në një dasëm që mori vëmendjen e gjithë botës dhe u bë sensacion interneti.
JLo edhe është ndërruar disa herë për performancat e saj ndërsa Sting ka kënduar këngën e preferuar të të pranishmëve, “Desert Rose” dhe Iglesias ka ndezur atmosferën me ‘Bailando’.
Dasma u mbajt në një nga restorantet më të mëdhenj të Moskës, ambjenti ishte dekoruar me lule te freskëta, drita dhe qirinj të shumtë ndërkohë që nusja 20 – vjeçarja që studion mjekësi dhe stomatologji në Universiteitn e Moskës u shfaq mahnitëse nën petkun e një fustani të Elie Saab, ndërkohë që mbante një kurore dhe varëse diamanti.
Nusja ka veshur një fustan të mahnitshëm nga Elie Saab ndërsa edhe torta e damsës në fund 44ka marrë gjithë vëmendjen.
Në dasëm nuk mund të anashkalohej prezanca e divës muzikore Jennifer Lopez e cila, krijoi një atmosferë eletrizuese pasi këndoi disa nga hitet e saj më të njohura, ndërsa u ndërrua disa herë gjatë performacave të saj.
Dasma pati rreth 600 të ftuar të cilat erdhën me makinaRolls Royces.Torta,me 9 kate, ishte dekoruar me lule rozë, ishte më e gjatë se një person dhe kishte në krye simbolin e fesë myslimane, yllin dhe hënën
Dhëndri është djali i një prej manjateve më të mëdhenj të naftës dhe medias ruse, me një pasuri që vlerësohet si 6.2 bilionë dollarë, sipas revistës Forbes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/