Urdhëri i Hahn: Dekriminalizimi të nisë pa asnjë vonesë

Urdhëri i Hahn: Dekriminalizimi të nisë pa asnjë vonesë

66
0
Shares



Pa reformën në drejtësi dhe zbatimin shumë të shpejtë të reformës së dekriminalizmit Shqipëria nuk mund të nisë negociata dhe udhërrëfyesi nuk mund ta avancohet, tha komsioneri për zgjerimin Johannes Hahn fill pas takimit me Kryeministrin Edi Rama.

Zyrtari i lartë i BE ishte i prerë kur foli për dekriminalizimin teksa tha se ajo duhet të implementohet shumë shpejt. Duhet të vijojë reforma për dekriminalizmin, legjislacioni duhet të zhvillohet shpejtë në të gjitha mënyrat e mundshme. Dekriminalizmi është kyc për integritetin e institucioneve””, tha Hahn.

Duke folur për reformën në drjetësi Hahn tha reforma në drejtësi është moment kyc për të hapur negociatat. “Shumë shpejt na duhen rezultate që ne të kemi mundësi të bëjmë një vlerësim. Duhet shumë shpejt vendime që ne të vazhdojmë punën me udhërrëfyesin”, tha Hahn.

Komisioneri i BE ka kërkuar që të vijojë gjithashtu edhe me reformën zgjedhore duke pasur parasysh se Shqipëria ka zgjedhje vitin tjetër.

“Po ashtu kërkojm të nisë dhe vijojë reforma zgjedhore. Duhet të ketë përputhje të plotë me rekomandimet e ODIHR”, deklaroi Hahn.

Nuk ka datë të re për nivelin e dialogut të lartë pasi bëhet një herë në vit. Shpresoj të dorëzoj një raport pozitiv gjatë këtij viti dhe hapi i parë është celja e negociatave. Ky është një proce4s që duhet të nisë””, tha komisioneri i BE-së për Zgjerimin lidhur me përafrimin e Shqipërisë në BE.

 

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY