Berisha, diplomatit te BE: Nuk erdhe nga kominterni por nga BE. Turp...

Berisha, diplomatit te BE: Nuk erdhe nga kominterni por nga BE. Turp që kërkove të blesh mandate për Ramën

61
0
Shares

Ish-kryeministri Sli Berisha deklaroi sot tek cadra e protestës së opozitës e Edi rama nuk do të japë dorëheqje.

“S’duhet të kemi asnjë iluzion, Edi Rama nuk jep dorëheqjen, cka do të thotë ne duhet ta krejmë që andej, ta shporrim, ta qërrojmë”, tha Berisha.

“Por ti Rama je verbuar, ti nuk lexon cfarë shkruhet në muret e cadrës, në cdo cm të kësaj cadre të madhe shkruhet guxo po deshe, ne këtu jemi, ti s’guxon dot, ti hesht, sillesh si skuth, nga një studio në një tjetër duke u sharë me gazetarët i tmerruar nga cadra të ka humbur mendja, edhe një herë guxo po deshe”, tha Berisha.

Në vijim ish-kryeministri tha se beteja e opozitës për zgjedhje të lira do të njohë nivele të reja përmes të cilëve do të shporret nga faqja e dheut Edi Rama dhe organizata e tij kriminale, qeveria.

Në vijim Berisha ka folur edhe në lidhje me drejtorin e Ballkanit ne BE, i cili siç tha dje kreu i PD Lulzim Basha, ka kerkuar nga aleatët e Bashës të futen në zgjedhje pa PD.

“Ka presione, shantazhe të ndryshme, por e vërteta na detyron të qëndrojmë të palëkundur. Këtu para 5-6 ditësh erdhi një misionar, një i dërguar, mblodhi partitë e tjera të opozitës…cfarë u tha drejtori që erdhi nga Brukseli kryetarëve të partive opozitare? U tha tani lëreni PD, ta kalbin PD dhe Lul Bashën dhe futuni merrni ato mandate se u erdhi radha. Rrdhi me misionin të shaktërrojë opozitën, të ndërtojë opozitën e emëruar sipas Ramës.

Dy gjëra do i them atij, ti nuk erdhe nga komiterni, se ka dekada që ka përfunduar në koshin e plehrave të historisë, i sigurt jam se nuk more porosi nga Komioni i BE, se është institucion që ndertohet mbi vlera, por erdhe këtu ose si anëtar i klubit 4700 euro m2 ose erdhe si anëtar i klubit të kanabisit të Ramës.

Misionin tënd të turpshëm, je treguar shumë i pamend, sepse ata burra që takove aty atë ditë përfaqësues të partive aleate i kanë këtu anëtarët prej 56 ditësh.

Dhe dëgjo tani se dhe emrin nuk ta di, por do ta them një fjalë, nëse ata s’do kishin ardhur në këtë cadër me vullnetin e tyre të lirë, Rama do tu kishte bërë atyre cdo shpërblim, nëse ata sdo ishin në cadër, Rama do ishte i gatshëm nëse pranonin t’u falte secilit nga një magazinë si ajo e Përmetit me 50 milionë euro në arkë, narkoeuro.

E di cna kujtove ti? Kohërat e perandorisë osmane kur sulltani para se të dërgonte ushtrine dërgonte qeset me para, turpi të mbuloftë, erdhe këtu të blesh mandate për llogari të Ramës.

Thirrja ime për KE, largojeni nga komisioni këtë njeri, ky është një akt i shëmtuar i turpshëm…”, deklaroi Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY