Alba Balla, motra e deputetit socialist Taulant Balla ka reaguar ashpër në rrjetet sociale në lidhje me ndalimin e një prej aktivistëve të opozitës nga policia e Tiranes.
Bashkëshortja e Grigels Muçollarit, një nga aktvistët e PD që u arrestua nga policia gjatë protestës së opozitës kundër betonizimit të Parkut të Liqenit, sipas “City News”, ka nxitur edhe motrën e deputetit socialist Taulant Balla të shajë regjimin e Ramës dhe vëllait të saj.
Pasi Erinda Alija (bashkëshortja e Grigels Muçollarit) ka nisur një postim për arrestimin e dhunshëm të Grigelsit, Alba Balla, motra e deputetit socialist Taulant Balla, ka komentuar nën emrin Paris Alba.
“E di që mendon se unë mun dtë jem e fundit që më lejohet të komentoj por nuk rri dot pa thënë që Gelsi është një djalë i shkëlqyer e për tu marrë shembull dhe nuk mertion të trajtohet në këtë mënyrë. Sinqersiht më vjen turp që për këta njerëz kam votuar”, shkruan ajo duke uruar që kjo cështje të zgjidhet sa më shpejt.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/