EMRAT/ Gjykata liron 13 protestuesit e “Liqenit”, policia nuk depozitoi prova

EMRAT/ Gjykata liron 13 protestuesit e “Liqenit”, policia nuk depozitoi prova

106
0
Shares


Ndriçim Babasi dhe të arrestuarit e tjerë, sot në gjykatë

Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës, ka liruar sot, 13 protestuesit e arrestuar dy ditë më parë, pas protestës kundër këndit të lojërave, te Parku i Liqenit.
Në vendimin e saj, gjykata ka vendosur “detyrim paraqitje” për të arrestuarit.
Më herët gjatë seancës së sotme, edhe prokuroria e Tiranës kërkoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për 13 personat. Sipas prokurorisë, policia nuk ka qenë në gjendje të provojë se personat e ndaluar prej saj paraqesin rrezikshmëri dhe ndërkohë vepra penale për të cilën akuzohen është shumë e dyshimtë.
Të 13 personat e liruar sot, u arrestuan dy ditë më parë. Ata u arrestuan për veprat penale “Organizimi dhe në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 262, 150, 235 dhe 274 të Kodit Penal.

Të arrestuarit e liruar

1. Grigels Muçollari
2. Indrit Hoxha
3. Erjon  Dizdari
4. Franci  Doka
5. Gerald Metko
6. Silvio Sheme
7. Jurgen Kupi
8. Soven Sheme
9. Arlind Kajo
10. Klejdi Kalaja
11. Ndriçim Babasi
12. Behar Hasa
13. Tonin Kolthi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY