Foto Ilustruese
Fermerët e Lushnjes pësojnë një dëm të madh ekonomik. Shqetësimin e ka bërë të ditur sot, deputeti socialist Erion Braçe, në mbledhjen grupit parlamentar të PS-së. Duke iu referuar fakteve, Braçe bëri të ditur se fermerët e zonës së tij, kanë pësuar një dëm ekonomik me të mbjellat e këtij viti. Ata kanë blerë dhe mbjellë fara kungulli që më pas kanë rezultuar kastravecë.
Shqetësimi i ngritur nga socialisti Erjon Braçe, nuk ka kaluar pa batuta e buzëqeshje në grup.
Ndërkohë, fermerët e Lushnjës tashmë në nisje të sezonit bujqësor, por përballenedhe më dëmtime të tjera të të mbjellave në sera, sidomos në kulturën e domates ashtu dhe në atë të trangullit. Rreth 20 për qind e serave janë dëmtuar nga sëmundja e kalbëzimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/