FOTO/Betoni kafshon edhe plazhet e Ksamilit!

FOTO/Betoni kafshon edhe plazhet e Ksamilit!

125
0
Shares

Betoni kafshon dhe plazhet e Ksamilit. Një qytetar denoncon tek droni.al shtimin e strukturave të betonit në të gjithë vijën plazhit të jugut të vendit, përfshirë edhe Ksamilin, sic duken në foto.

“Pre e këtyre kafshimeve të shëmtuar kanë rënë plazhet e detit Jon duke filluar nga Radhima e deri në Ksamil. Struktura të gjata dhe të shtrembra betoni e gurësh janë ngulur pa kriter në cektinën e plazheve elitare të Jonit, duke i hapur rrugën një fronti të ri shkatërrimi të plazheve”, shkruan qytetari.

Këta çibanë përveçse coptojnë plazhin e peisazhin pengojnë edhe qarkullimin e ujit dhe rërës duke krijuar xhepa, të cilat mbushen me leshterike apo llumra e kështu kthehen në burime ndotje për vet detin dhe pushuesit në plazh. Gjithashtu, këto struktura janë dhe burime aksidentesh dhe dëmtimesh për pushuesit sepse në to ankorohen mjete lundrimi e motora uji, që lëvizin në cektinën e plazhit ku notojnë pushuesit. Ndërkohë që nën ndikimin dhe të forcave të dallgës rreziku i përplasjes me to nga zhytësit e fëmijët, që notojnë, është përherë i pranishëm.

“Ky denoncim dhe fotot ju dërguan dhe Kryeministrit si e vetmja shpresë për të vënë në lëvizje zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e detit nga ndërtimet!!”, bën te ditur qytetari i alarmuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY