Basha përshëndet 13 protestuesit e liruar: Sot më të bashkuar para oligarkëve...

Basha përshëndet 13 protestuesit e liruar: Sot më të bashkuar para oligarkëve dhe bandës në ikje

49
0
Shares



Protestuesit e liruar

 

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas lirimit sot, të 13 protestuesve.
Për bashin, 13 të liruarit, dolën më të vendosur e me më shumë energji për ti shërbyer kauzës.
Duke ju shprehur mirënjohjen, Basha deklaron se sot jemi më të bashkuar e në shumicë absolute, për mbrjtjen e qytetit, ligjit e demokracisë nga oligarkët dhe banda në ikje.
“13 burra e te rinj demokrate qe u ngriten per te mbrojtur parkun e ligjin, qe u dhunuan brutalisht dhe u rrembyen me police me maska, e u mbajten 3 dite ne arrest te paligjshem, dolen te lire, me te vendosur e me me shume energji per ti sherbyer kesaj kauze te qytetit, te vendit dhe demokracise. Ne syte e ne zerin e ketyre burrave ka vetem vendosmeri dhe entuziazem per te vazhduar me force betejen me tiranine.
Mirenjohje te thelle dhe nderim per Cim Babasin, Arlind Kajon, Behar Hasen, Erion Dizdarin, Franc Doken, Gerald Metkon, Grigels Muçollarin, Indrit Hoxhen, Jurgen Kupin, Klejt Kalane, Silvio Shemen, Soven Shemen dhe Tonin Kolthin.
Keta trima te kurajos dhe burrerise qytetare nuk kane qene te vetem per asnje sekonde. Dhe sot bashke me demokratet e mbare qytetaret e vendit jemi me te bashkuar e ne shumice absolute per te mbrojtur qytetin, ligjin, demokracine para oligarkise dhe bandes ne ikje”, shprehet Basha.

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY