Saje qorri 1.3 miliardë lekë për orenditë e zyrës së tij

Saje qorri 1.3 miliardë lekë për orenditë e zyrës së tij

71
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot një tender 1.3 miliardë lekësh, sipas tij, për mobilimin e zyrës prej Saimir Tahirit.
Denoncimi i ish-kryeministrit vjen pas investigimit dhe denoncimit të këtij tenderi disa ditë më parë nga DRONI.al.
Me këtë shifër sipas Berishës mund të ndërtoheshin tre shkolla apo katër qendra shëndetësore.
“Kësaj i thonë se, hajdutët e shtetit lajnë menderen me paratë që u vjedhin takspaguesve shqiptarë”, shprehet midis të tjerave Berisha.

Denoncimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Hajdutët e shtetit lajnë menderen me paratë që u vjedhin shqiptarëve!

Per orendi dhe mobilim te zyres se Saje qorrit shpallet tenderi me 1 miliarde e 228 milione leke!
Te dashur miq, dje u botua dokumenti i Ministrise se Puneve te Brendshme, Drejtoria e Prokurimeve te Perqendruara, me te cilin shpallet tenderi per “blerje orendish dhe pajisje per mobilim zyrash”, me nje fond limit 128 113 807 lek shifer kjo stratosferike e padegjuar deri me sot ne shpenzimet e kolltukofageve.
Me kete shume mund te ndertohen se paku 3 shkolla 9 vjecare apo 4 qendra moderne shendetesore. Nje shume e tille nuk eshte shpenzuar per pajisje dhe mobilim zyrash ne 8 vite te qeverise se PD te marra se bashku.
Kesaj i thone se, hajdutet e shtetit lajne menderen me parate qe u vjedhin takspaguesve shqiptare perfshi atyre qe nuk kane tre vakte ushqim por qe per çdo kafshate paguajne TVSH njelloj sa kryeministri, ministrat dhe Koçot e tij.
Ju bej thirrje qytetareve shqiptar qe te ngrihemi dhe ti shkulim sa me pare nga kolltuqet e krimit Edi Ramen dhe hajdutet e tij te shtetit!

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Mobilimi i Ministrisë së Brendshme, porositen 36 frigoriferë
/web/Mobilimi_i_Ministrise_se_Brendshme_porositen_36_frigorifere_16296_1.php

sdq

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY