Gjatë intervistës me Ilva Taren, në emisionin “Tonight” te TV “Ora News”, duket, një shikuesi i kishte bërë përshtypje sjellja e kryeministrit me gazetaren.
“Si ka mundësi që një kryeministër sillet në mënyrë kaq arrogante me një zonjë”, citoi Ilva Tare, mesazhin e mbërritur në celularin e saj në kohën e intervistës.
“Unë nuk jam arrogant me zonjat, përkundrazi jam pasionant. Por intervista në këtë orë mund të lërë vend për keqkuptime. Por, ai që të ka nisur mesazhin, jam i sigurt që është ‘ai’ dhe jo ‘ajo’, ka konflikt interesi se kush e di si e ka punë me ty”, ju përgjigj Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/