Rama: Fajin për emigracionin e ka qeveria gjermane

Rama: Fajin për emigracionin e ka qeveria gjermane

66
0
Shares

“Ishte një keqkomunikim nga ana e qeverisë gjermane që nxiti emigrimin”.
Ky ishte justifikimi i Edi Ramës, në intervistën e tij për Ila Taren te “Tonight” në TV “Ora News”.
Për Ramën, qytetarët kanë ikur, ikin do ikin e do të vijnë dhe se drejt Gjermanisë emigrojnë edhe polakë e Italianë.
“Është turp i madh logjik, shqiptarët kanë ikur dhe kanë ardhur, ikin dhe vinë, do ikin dhe do të vinë. Vala e azilkërkuesve plasi në një moment të caktuar bum, sepse ishte një keqkomunikim  nga ana e qeverisë gjermane, e thonë gjermanët jo unë, në kërkesën për punëtorë të kualifikuar. Gjermania kërkon dhe sot punëtorë por i do të kualifikuar dhe jo hajde të shkojmë në Gjermani të gjejmë punë ilegalisht. U shfrytëzua dhe nga spekulantë që e shfrytëzuan këtë valë. … Po të shikoni ikjet nga vendet nga vendet e reja në BE drejt Gjermanisë dhe Anglisë, janë masive vit për vit. 1 milion e disa qindra, mijë, kanë ikur nga këto vende por nuk kërkojnë azil, shkojnë për punë. Nga Polonia, nga jugu i Italisë shkojnë në Gjermani. Kjo është bota ku jetojmë sot”, u shpreh midis të tjerave Rama.
Shtimi i azilkërkuesve shqiptarë në Holandë për këto muaj të parë të këtij viti, për Ramën janë emigrantë shqiptarë që shkojnë nga Gjermania, jo nga Shqipëria.
Kohë më parë, për emigrantët shqiptarë që u dyndën në Gjermani, Rama kishte një tjetër justifikim…
“Janë shqiptarë emigrantë në Greqi, që ikin në Gjermani”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY