Alba Balla: Kam familjen time, unë shoh punët e mia, Taulanti të...

Alba Balla: Kam familjen time, unë shoh punët e mia, Taulanti të vetat

1670
0
Shares

Pas postimit të paradites në “Facebook” se ndjehej e pikëlluar pse i kishte dhënë votën Partisë Socialiste, Alba Balla, motra e deputetit, Taulant Balla, ka shpjeguar se interesat e saj të ndryshme nga ato të ligjvënësit socialist. Alba shkruan se, “unë kam vetëm një ngjyrë, është familja ime vajza dhe bashkëshorti im, i cili për më tepër, s’ka as lidhje me shtetin e politiken shqiptare sepse është i huaj”.
Më herët ajo u etiketua si “motra e Ballës”, me ç’rast solidarizohej me Grigels Muçollarin, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i cili u arrestua nga Policia dy ditë më parë, pas protestës te Parku i
Liqenit.


Reagimi i plotë i Alba Ballës në Facebook
 
“Një koment (një qime) u bë (tra) lajm i ditës e i natës

 

pbKur unë i shkruaj komente mikeshave të mia nuk jam as motra e Filanit as militantja e partisë së Fistekut.
Keqardhje e madhe që përdoret politikisht një mesazh dërguar dy miqve të mi, sepse ne radhe te pare jemi njerëz, nuk jemi Blu apo Roze, unë nuk kam ngjyra politike, nuk kam për të pasur asnjëherë, pavarësisht bindjeve politike të ndonjërit prej familjareve të mi. Mendoj se jemi shume pak shqiptarë për tu ndarë sipas ideologjive politike.
Unë kam vetëm një ngjyrë, është familja ime vajza dhe bashkëshorti im, i cili për më tepër, s’ka as lidhje me shtetin e politiken shqiptare sepse është i huaj.
Mua më vjen mirë që motrat e vëllezërit shqiptarë qenkan kaq të lidhur sa të ndajnë interesat e tyre edhe kur kanë familje dhe jetë të ndryshme, sepse në fakt në marrëdhënien tonë nuk funksionon kështu.
E kam thënë disa herë, unë dhe vëllezërit e mi jetojmë në familje të ndara edhe secili sheh interesat e punën e vet.
Sa për “ekstraktin” e shkëputur nga komenti (ai që u bë tra): Turp më vjen që më dhunohen miqtë dhe nuk gjendet një zgjidhje ashtu siç i ka hije një vendi në mes të Europës.
Turp që duhet të nxjerrim armët për kënde lojërash.
Turp që fjalët e një nëne drejtuar një nëne përdoren për të kënaqur sponsorët politik të portaleve.
Turp e keqardhje për të gjithë ata që nuk shikojnë dramën e vërtetë ku është katandisur kjo shoqëri.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Motra e Taulant Ballës tronditet nga dhuna e policisë
/web/Motra_e_Taulant_Balles_tronditet_nga_dhuna_e_policise_16466_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY