Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm një sasi eksplozivi i është vendosur një lokali në zonën e Bujanit në Tropojë, por fatmirësisht nuk janë shënuar viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se shpërthimi ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm në lokalin e Ismail Avdia i cili nga banorët e zonës nuk njihet si person problematik. Sapo i zoti i lokalit ka njoftuar policinë kjo e fundit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet.
Deri tani nuk dihet se cili ka qenë shkaku i vendosjes së eksplozivit apo sasisa që i është vendosur, por lokali ka pësuar dëmtime të shumta.
Njoftimi i policisë
Informacion paraprak.
Njoftohemi nga salla e Tropojës së në vendin e quajtur “Ura e Bujanit”, është vendosur një sasi eksplozivi në ambientin “Bar-Restorant”, në pronësi të shtetasit I.M, banues në fshatin Bujan, Tropojë. Nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz, vetem dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/