Ambasada amerikane refuzoi vizën për prokurorin që shoqëronte Adriatik Llallën në SHBA

Ambasada amerikane refuzoi vizën për prokurorin që shoqëronte Adriatik Llallën në SHBA

66
0
Shares

Ambasada amerikane refuzoi vizen e njerit prej prokuroreve qe shoqeronin Adriatik Llallën në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për shefin e organit të akuzës në Durrës, Agron Gjana, i cili ishte pjesë e delegacionit të Prokurorit të Përgjithshëm, për në Shetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas burimeve Gjanës iu refuzua viza pas aplikimit në ambasadë dhe ai nuk mundi te udhetoje bashke me prokuroret e tjere.

Ambasada nuk ka dhënë shpjegime për rastin në fjalë, por ka bërë me dije se nuk ka pasur dijeni për takime të prokurorëve me zyrtarë të lartë të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) apo të agjencisë të luftës kundër trafikut të drogës e njohur si “DEA”.

Në një reagim të ambasadës, këta të fundit thonë se nuk kanë dijeni për ndonjë takim të tillë mes kryeprokurorit që prej disa ditëve qëndron në SHBA bashkë me tre drejtues të prokurorisë. Ky reagim i ambasadës amerikane erdhi pasi mediat në Tiranë, publikuan një lajm se kryeprokurori Llalla ka shkuar për të takuar zyrtarë të FBI-së e DEA-së në SHBA, pas miratimit në parim të ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Bashkë me kryeprokruorin Llala ka udhëtuar edhe drejtoresha e marrëdhënieve me jashtë Rovena Gashi, shefi i akuzës së Tiranës Petrit Fusha dhe shefi I prokruorisë për krime të rënda Besim Hajdarmataj. /ABC News/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY