Kryeministri Edi Rama i ka nisur sot një letër liderit të opozitës, Lulzim Basha për të nisur një dialog të nivelit të lartë në politikën shqiptare.
Deputeti Taulant Balla i cili bëri të ditur lajmin dhe tha se ka një hezitim nga opozita për t’iu përgjigjur pozitivisht. Por në fakt deputeti i PD Sali Berisha shprehu pozitivitet lidhur me nevojën e një dialogu mes opozitës dhe mazhorancës.
Kryeministri Rama deklaroi një ditë më parë gjatë një konferencë shtypi me Komisionerin Hahn nevojën e një dialogu mes mazhorancës dhe opozitës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/