Deputeti i PD-së, Sali Berisha la të kuptohet sot se dialogu mes Bashës dhe Ramës mund të ndodhë por me garantimin e një ndërmjetësi për një dialog me produkt dhe jo thjesht për shfaqje. Berisha tha se ky është një vendim që pritet të marrë lideri i PD, Lulzim Basha por theksoi se vendi ka nevojë për dialog.
“Dialogu është i domosdoshëm dhe pa dialog Shqipëria nuk ka ecur dhe nuk ecën në proceset integruese evropiane. Kush do të ndërmjetësojë, kush do e ftojë, procedura është një gjë. Nuk jemi të interesuar për dialogun “përse” por për dialog të frutshëm. Qëndrimet e Bashës dhe Ramës të shqyrtohen. Dialogu të përgaditet dhe mund të ketë facilitatorë, por e rëndësishme është të vendoset dialogu”, tha Berisha.
Kryetari i opozitës e ka ftuar Ramën 36 herë për dialog por u desh ndërhyrja e Komisionerit të BE-së, që Rama të kërkonte dialog me opozitën shpjegoi Basha. Berisha tha se pa presionin e tij Rama nuk kishte ndërmend të ofronte dialog edhe pse ishte ftuar shumë herë nga kryetari i PD-së.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/