Qeveria shpjegon paratë për tualete dhe frigoriferë

Qeveria shpjegon paratë për tualete dhe frigoriferë

56
0
Shares

Në një lajm që publikoi katër ditë më parë droni.al flitej për një tender për pajisjet e ministrisë së Brendshme ndër të cilat edhe 36 frigoriferë.

ministria tenderi

Ne foto, faksimile e tenderit

Pak ditë më pas media të tjera publikuan rreth këtij tenderi për të cilin kryeministria ka bërë sqarimin mëposhtëm:

“Pretendimi i disa portaleve se Ministria e Brendshme ka çelur një tender prej 128 milionë lekë, vetëm për mobilimin e zyrës së ministrit, është një lajm spekulativ.

Tenderi i mobilimit me pajisje, i cili është shpallur para pak ditësh dhe hapet në datën 19 prill 2016, përfshin në këtë procedurë 11 institucione që do të prokurojnë sipas nevojave të tyre, mobilie dhe pajisje.

Fondi total i kësaj procedure është 128.113.807 lekë (pa TVSH) dhe përfshin jo vetëm mobilimin e godinës në rikonstruksion të MPB-së, por edhe blerjen e pajisjeve dhe mobilieve për 10 autoritete të tjera”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY