Ndalohen 21 refugjatë në brigjet italianë, arrestohet një skafist shqiptar dhe...

Ndalohen 21 refugjatë në brigjet italianë, arrestohet një skafist shqiptar dhe një grekë

135
0
Shares

Policia Italiane ka vënë në pranga një skafist shqiptar dhe një grek pasi kanë transportuar me gomone emigrantë sirianë dhe iranianë në brigjet italiane. Dy skafistët me një gomone shtatë metra të gjatë kanë transportuar 16 meshkujt dhe 5 femra, mes të cilave dhe një minorene në Leçe.

Emigrantët nga Sirian, Irani dhe Somalia janë dërguar në një qendër pritjeje për refugjatë ndërsa, dy skafistët po mbahen të arrestuar. Dy skafistët u ndaluan nga Guardi di Finanza në det në tentativë për t’u larguar pasi zbarkuan emigrantët. Policia po heton nëse ky është një rast i izoluar apo rihapje e rrugës së Adriatikut për kalimin e emigrantëve në Evropë. Një lajm i tillë vjen në një kohë kur mijëra emigrantë në Greqi presin që të gjejnë një rrugë për të shkuar në vendet Perëndimore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY