Ja si shkruan ambasada amerikane kur refuson vizën per zyrtaret e larte

Ja si shkruan ambasada amerikane kur refuson vizën per zyrtaret e larte

72
0
Shares

Arsyeja e refuzimit të vizës e shkruar në letër të dorëzuar aplikuesit ka qenë “mungesa e dokumentacionit në fazën e aplikimit për vizë”, thanë burimet pranë drejtuesit të Prokurorisë së Durrësit lidhur me refuzimin për vizë që ka marrë nga ambasada amerikane.

Gazeta “Panorama” pyeti burime të Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me refuzimin e vizës së drejtuesit të organit të akuzës në Durrës.

Burimet zyrtare nuk u shprehën në lidhje me çështjen. Ndërkohë, pas interesimit të gazetës burime pranë kreut të Prokurorisë së Durrësit Agron Gjana thanë se ai ndodhet në Shqipëri dhe se nuk ka udhëtuar për në SHBA me delegacionin ku ka qenë pjesë.

Burimet në fjalë deklaruan se prokurorit Gjana nuk i është dhënë vizë dhe në momentin e refuzimit, arsyeja i është shpjeguar me një dokument të shkruar.

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla gjatë vizitës në SHBA ka zhvilluar takime me zyrtarë të Byrosë Federale të Hetimit, FBI-në dhe Agjencinë e Antidrogës, DEA.

Por Llalla nuk ka pasur takime me zyrtarë të lartë të FBI-së, ose të Administratës Ligjzbatuese të Antidrogës, DEA, sikurse burime të ambasadës amerikane i thanë top channel.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY