Shqiptarët, 32 milionë euro në fonde fantazmë

Shqiptarët, 32 milionë euro në fonde fantazmë

64
0
Shares

Fakti se shumë site online po tërheqin përditë e më shumë qytetarë shqiptarë për të futur në fonde investimi ndërkombëtare paratë e tyre konfirmohet edhe nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Për muajin shkurt janë tërhequr 32 milion euro kursime nga bankat, ndërsa bankat e nivelit të dytë konfirmojnë se shumë individë po prishin depozitat dhe po i investojnë paratë në fonde fantazmë. Një faqet e cila ka nisur të tërheqë më shumë klientë është forex, oferta që i bëhet klientit është mjaft joshëse.

Tregtoni çift monedhat, mallrat, arin, naftën, aksionet e kompanive më të mëdha botërore dhe indekset. Me depozitim prej vetëm 50€ dhe leverage kontrolloni investime me vlerë prej 20.000€!

Zef Preçi bën përgjegjës për këtë situatë uljen e shpeshtë të interesit të lekut, e cila ka goditur fitimin e qytetarëve nga depozitat. Por për ish-anëtarin e bordit të bankës, Arjan Kadarenë, tregu i obligacioneve ka interesa mjaft joshëse, dhe kjo është një mënyrë më e mirë dhe e sigurt investimi. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është përpjekur të hartojë disa rregullore, por atom und të ndërhyjnë vetëm në vërtetimin e kryerjes së transfertës, pasi fatin e parave nëse do të kthehen më, askush nuk e merr përsipër. Vështirësia më e madhe është se këto kompani kanë licenca ndërkombëtare dhe janë jashtë tagrit të monitorimit nga institucionet tona.vizionplus

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY