Atentat ndaj Bashës? Shtohen rojet për shefin e opozitës

Atentat ndaj Bashës? Shtohen rojet për shefin e opozitës

49
0
Shares

Shtimi i rojeve të sigurisë për shefin e opozitës ka tërhequr vëmëndjen e mediave dy ditët e fundit ndërkohë që gazetari Blendi Fevziu thotë se ka një skenar për eliminimin fizik të kreut të opozitës.

Në një shkrim të publikuar sot në opinion.al ai i referohet një burimi të besueshëm sipas të cilit po organizohet një atentat.

Më poshtë shkrimi:

Kush e kërcënon Lulzim Bashën? Kjo ishte pyetja që bënte dje një media e rëndësishme në vend, duke ju referuar faktit që eskorta e Bashës ishte përforcuar edhe me efektive të një policie private. Basha nuk e komentoi lajmin, por sot në mëngjes, befas, masat ndaj tij ishin përforcuar ndjeshëm nga vetë Garda e Republikës, që është përgjegjëse për sigurinë e tij fizike. Masat janë shtuar në kohën që ai është në lëvizje por edhe në banesë. Opinion.al ka tentuar prej disa ditësh të zbulojë misterin e këtyre lajmeve, sipas një kronologjie që ka qenë befasuese edhe për ne vetë.

Mbrëmjen e së hënës, një burim i besueshëm i yni, nga një prej vendeve fqinjë, i tha Opinion.al se në ditët e fundit, pa e përcaktuar ekzaktësisht kur, shërbime të specializuara të sigurisë ishin informuar se ndaj kreut të opozitës shqiptare po organizohej një atentat për eleminim e tij fizik. Po sipas të njëjtit burim, atentati synonte destabilizimin e situatës politike në vend dhe me gjasë, ishte organizuar diku jashtë Shqipërie. Për 48 orë ne u interesuam në gjithë burimet tona dhe mësuam në linjë konfidenciale se informacioni kishte mbërritur realisht në Shqipëri, në një rrugë pak të çuditshme dhe të largët. Por ndryshe nga raste të tjera të ngjashme, ai kishte emrat konkretë të personave të kontaktuar për atëntatin, madje sqaronte se për të qenë kontaktuar dy grupe të ndryshme, pa pasur dijeni për njëri – tjetrin. Emrat konkretë të personave janë në informacionin zyrtar, i tha Opinion.al një burim i rezervuar. Personi më i përfolur dhe më rrezikshëm është një individ me rekorde kriminale, vrasës me pagesë, që jeton jashtë Shqipërie dhe që ka vënë edhe një herë tjetër në gadishmëri policinë shqiptare në vitit 2011 pas një informacioni se donte të godiste një tjetër politikan të rëndësishëm të saj kohe në Tiranë. Informacioni duhet t’i jetë përcjellë strukturave të sigurisë në Shqipëri dhe sipas informacioneve tona, është zyrtarizuar edhe me letërkëmbim midis tyre.

Për të pasur një informacion më të sigurtë ne ju drejtuam disa burimeve zyrtare, madje njëri prej tyre, ai i Presidentit të Republikës, sqaroi se një informacion i tillë është në duart e strukturave të sigurisë në vend. Asnjë prej burimeve nuk sqaron më shumë, por pardje, Shefi i SHISH ka pasur një takim urgjent me Presidentin e Republikës dhe më pas, siç mëson Opinion.al ai ka takuar po kaq urgjent Ministrin e Brendshëm Xhafa dhe Kryeministrin Rama.

Pak orë pas takimit Basha është vënë në masa të shtuara sigurie dhe po ashtu nga organet e specializuara po hetohet për të vërtetuar informacionet. I njëjti burim që informoi Opinion.al të hënën shtoi se kjo çështje ju është referuar në një vend jashtë Shqipërisë edhe shërbimeve partnere që po merren mjaft seriozisht me informacionin.

Nuk ka dyshim që çështja është tejet serioz dhe duhet vlerësuar me maksimumin e seriozitetit. Por njëkohësisht , përdorimi politik i saj, pra qoftë edhe i informacionit do ishte tejet i papranueshëm në një [ështje të tillë kaq delikate.

Nuk dihet se kush qëndron pas një plani të tillë dhe nëse ai ishte në fazë ekzekutimi apo thjeshtë ideje, por dihet që interes për këtë mund të ketë çdo vend apo shërbim që i intereson destabilizimi i vendit në një moment delikat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY