Deputeti Vladimir Kosta: Shalsi arrogant, ka interesa personale

Deputeti Vladimir Kosta: Shalsi arrogant, ka interesa personale

90
0
Shares

Deputeti socialist Vladimir Kosta ka akuzuar deputati Eduard Shalsi se po mbështet interesa personale kur dikton në ligj detyrimin e bizneseve të regjistrohen në dhomat e tregtisë.

Shalsi është deputeti i dytë socialist pas Kokëdhimës që kritikohet ashpër nga deputeti i Gjirokastrës.

“Kam qenë pjesë e kryesisë së dhomës në Tiranë dhe meqë kam pak njohje për aktivitetin e dhomës, propozova në komision që anëtarësimi në dhomën e tregtisë, të mos jetë i detyrueshëm për bizneset e Shqipërisë. Propozova në komision, të marrim pjesë, ne deputetët e këtij komisioni, në mbledhjet e shoqatave për të marrë mendimin e vetë biznesmenëve nëse duhet apo jo anëtarësimi i detyrueshëm ?! Eduard Shalsi sot në komision bëri sjelljen e një arroganti, prepotenti, të një mohuesi kur thotë se ka mbledhur grupet e interesit për t’u marrë mendimin e tyre!

Ed Shalsi, nuk është aspak e vërtetë që ju keni pyetur direkt biznesin, ashtu siç pretendon dhe gënjen ata 5 deputetët e komisionit. Ti ke marrë mendimin e krerëve të dhomave dhe ata ta kanë kundërshtuar anëtarësimin e detyrueshëm. Sapo e vërtetova këtë fakt me drejtorin ekzekutiv të dhomës amerikane të tregtisë. Dhe mendimi i tij është kundër asaj që do të bëni ju. Prandaj do të lutesha të gjesh rrugën e drejtë, që ju të mos diktoheni nga dikush me interesa personale”, përfundon komentin e tij Vladimir Kosta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY