TERRORI/Tronditet qyteti 1 milionësh në Turqi

TERRORI/Tronditet qyteti 1 milionësh në Turqi

65
0
Shares

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin juglindor të Diyarbakirit në Turqi, në shënjestër të të cilit ka qenë një automjet i forcave policore pranë një stacioni autobusi. Ambulanca dhe zjarrfikës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që raportohet për të paktën 7 oficerë policie të vdekur, sipas “Hurriyet Daily Neës”.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 17 të pasdites së sotme me orën lokale, kur një pajisje eksplozivi është aktivizuar në një zonë jashtë një stacioni autobusësh në qytet. Fotot nga vendngjarja tregojnë disa automjete, përfshi edhe një autobus, të shkatërruar.

Një televizion turk bën të ditur se të paktën 27 persona të tjerë, policë e civilë, janë plagosur. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare në lidhje me shkakun e shpërthimit, por Turqia është goditur nga një valë sulmesh terroriste vdekjeprurëse gjatë vitit të kaluar, e për këtë arsye, mediat vendase bëjnë përgjegjës militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, PKK.

Për këtë sulm të rëndë ka reaguar edhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili e konsideroi aktin terrorist në Juglindje të vendit si një veprim që shfaq “fytyrën e shëmtuar” të militantëve, “teksa po lihen në cepin më të largët të shoqërisë”.

“Ky sulm tregon edhe njëherë fytyrën e shëmtuar të terrorizmit. Vendosmëria e forcave tona të sigurisë, dashtë Zoti, do t’i japë fundin e merituar terrorizmit”, tha Erdogan gjatë një fjalimi në Institutin “Brookings”, i ndodhur në Shtetet e Bashkuara aktualisht për një samit mbi sigurinë bërthamore.

Diyarbakiri është një qytet me rreth një milion banorë, dhe një nga më të mëdhenjtë në Juglindje të Turqisë, e gjithashtu edhe me shumicë kurde.tch

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY