Pogradec, vjedh vet shtëpinë dhe denoncon në polici

Pogradec, vjedh vet shtëpinë dhe denoncon në polici

105
0
Shares

Policia zbardhi një padi që u bë para 10 ditësh për një grabitje banese në fshatin Rrëmenj.

Njoftimi I policies:

Në vijim të informacionit datë 20.03.2016, i cili bën fjalë për vjedhjen me dhunë, të një sasie lekësh, në banesën e shtetasit Armand Jakupas, në fshatin Rëmenj Pogradec, nga dy persona të maskuar, ju bëjmë me dije se :

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet, në Pogradec u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit :

Armand Jakupas, 21 vjeç, banues në Rëmenj.

Ndalimi i tij u bë pasi, në vijim të punës së kryer me metoda speciale të hetimit, rezulton se shtetasi i mësipërm, ka bërë kallëzim të rremë në Komisariatin e Policisë Pogradec, në lidhje me këtë ngjarje.

Sepse pas verifikimeve të kryera, rezulton se vetë ky shtetas, ka vjedhur shumën prej 3000 Euro në banesën e tij, ku 1000 Euro i ka shpenzuar , ndërsa 2000 Euro iu gjetën e iu sekuestruan me cilesinë e provës materiale.

Shtetasi i mësipërm, ditën e sotme, duke u vënë para fakteve dhe provave ligjore, ka pranuar që e ka inskenuar vetë, gjithë ngjarjen e mësipërme, përpara efektivave të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Kallëzim i rremë”, parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY