Përgjigja e Bashës për “revolen” e Strazimirit

Përgjigja e Bashës për “revolen” e Strazimirit

62
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot në një intervistë në emision “Top Story” se cështja e zbatimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është objekt i dialogut por parakusht që të themi se Rama është gati për dialog.

Përgjatë bisedës ai përmenndi dhe supozimin e publikuar nëmedia se deputeti demokrat Strazimir mbante në brez një pistoletë.

Dikush mund te thotë se ju kështu po vononi reformën… Ishin në Uashington, shpallët një marrëveshje, erdhët në Tiranë, palët u ulën, 90 për qind e çështjeve u zgjidhën dhe u tha që do të takoheshit këtë të martë. Por të hënën ndodhi çfarë ndodhi dhe tani thoni, të lëmë reformën në drejtësi dhe të bëjmë këtë. Le të bëhet reforma në drejtësi dhe më pas ajo kushtetuese?

Lulzim Basha: Nuk ka njeri të pranojë të ulet në tryezë me njeriun që ka vënë koburren në tavolinë…

Ai në tavolinë, ju në brez…?

Lulzim Basha: Në brez e mban Armando Prenga.

Mos më thoni që dhe ju besoni se ishte këllëf…?

Lulzim Basha: Unë të tregoj ujkun, ti thua ku janë gjurmët. Nuk i vë veshin fotoshopeve. Ne duam që refuzimi i zbatimit të Gjykatës Kushtetuese të mos ndodhë më. Kjo është pjesë e marrëveshjes së 24 dhjetorit, të cilën ai po e shkel. Rama nuk do ta bëjë një reformë të tillë sepse do të vazhdojë të shkelë Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ç’kuptim ka të bëhen rregulla të reja loje kur ky nuk zbaton ato ekzistuese. Ne duhet të krijojmë garanci tek qytetarët që çdo ligj që miratohet zbatohet. Prandaj zbatimi i reformës në drejtësi dhe i ligjeve që do të miratojmë bën më të nevojshme se kurrë reformimin kushtetues.

Para reformës në drejtësi, zoti Basha?

Lulzim Basha: Bashkarisht. Duhet të ecin paralel.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY