Dialogu me mazhorancën, a është qëndrimi i PD me 2 nivele

Dialogu me mazhorancën, a është qëndrimi i PD me 2 nivele

68
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha la hapur të gjithë mundësitë për dialog dhe ngritjen e Tryezës së Nivelit të Lartë. Gjatë intervistës së tij në top channel, Basha përmendi vetëm një kriter pas të plotësimit të të cilit hapeshin dyert e dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për cështjet më të mëdha të vendit. Ai tha se PS dhe mazhoranca duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të cojë dy deputetët me mandat të diskutuar në Gjykatë.

Por rreth një orë para letrës së Bashës një eksponent i rëndësishëm i PD, deputeti Oerd Bylykbashi ka sulmuar dhe ironizuar propozimine Ramës për tryezë përmes letrës së tij të mëngjesit.

Teksti i përdorur në postimin e Bylykbashit nuk linte ndonjë shteg hapur për Tryezën e Dialogut dhe kushdo e ka lexuar ka pritur një përgjgije negative nga PD. “Se perse duhet te ulesh per per ti dhene nje fasade civile negociate vendimit te Rames per te mos rene dakord per reformen ne drejtesi, vetem ai qe ne thelb ka vetem fasade e kupton”, shkruan Bylykbashi.

Por pak më vonë Basha ka thënë se është pro dialogut real dhe se respektimi i Gjykatës Kushtetuese është momenti që ndan palët nga takimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY