Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkruaj sërish lidhur me ftesën që nisi te kreu i PD, Lulzim Basha këtë mëngjes sapo ka marrë letrën e liderit të opozitës.
Sipas Ramës, Kryetari i PD-së është i pavendosur në përgjigjen e tij:
“Sot i kam nisur zyrtarisht ftesën këtu bashkëngjitur, zotit Lulëzim Basha. Sapo ka mbërritur mbi tavolinën time, përgjigja e tij, këtu bashkangjitur gjithashtu.
Ju lutem më thoni nëse jam unë gabim apo ka diçka që nuk shkon fare në përgjigjen në fjalë! Sepse më ngjan që letërshkruesi është përpjekur të thotë shumë gjëra njëherësh, po si përfundim nuk merret vesh cila është në fakt përgjigja për ftesën(?!).
Po? Jo? Ndoshta po ndoshta jo? As po as jo? Apo thjesht asgjë?
Sidoqoftë e përsëris, ne jemi gati.
Në ftesën tonë, kemi qenë shumë të qartë që nuk imponojmë asgjë (natyrisht as nuk mund të na imponohet kurrëgjë). Dëshirojmë një forum dialogu konstruktiv dhe konkret, me axhendë çështjesh të dakordësuar 100%. Do të ishte shumë mirë të ndodhte për arsyet që kemi thënë, por ndërkohë ndodh s’ndodh, ne vazhdojmë me përkushtim punët tona në çdo drejtim. Për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër.
Njerëzit na gjykojnë të gjithëve!”, përfundon Rama.
Basha ka perseritur edhe njehere pas letres gjate nje interviste se eshte I vendosur per Tryezen ndersa pret qe Rama te jape prova vullneti duke respektuar vendimin e Gjykates Kushtetuese per dy deputetet e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/