Aksidentë në Shkodër, në gjendje të rëndë një person, arrestohet drejtuesi i...

Aksidentë në Shkodër, në gjendje të rëndë një person, arrestohet drejtuesi i mjetit

72
0
Shares

Një aksident ka ndodhur në Shkodër, si pasoj e të cilit është plagosur rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Dobrac, Shkodër ku një makinë e tipit “Mini Cooper”, me targë AA585BF, është përplasur me një çiklomotorr drejtuesi i kësaj të fundit është dërguar në spital dhe ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën. Si rezultat, nga policia e Shkodrës është arrestuar Dejnis Firi 30 vjecari që drejtonte makinën dhe shkaktoi aksidentin.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Shkodër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: • Dejnis Firi 30 vjeç, banues në Shtoj i Vjetër Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse në vendin e quajtur “Dobraç“, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Mini Cooper”, me targë AA585BF, është përplasur me një çiklomotorr, që drejtohej nga shtetasi me iniciale A. M. 37 vjeç, banues në fshatin “Guri i Zi”, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY