DOSJA/Mësohen emrat e biznesmenëve që gjobiti Emiljano Shullazi

DOSJA/Mësohen emrat e biznesmenëve që gjobiti Emiljano Shullazi

82
0
Shares

Prokuroria për Krime të Rënda përfundoi hetimin dhe dërgoi për gjykim 5 shtetas, të akuzuar si anëtarë të një grupi të strukturar kriminal, të drejtuar nga shtetasi Emiljano Shullazi.

Të pandehurit Emiljani Shullazi, Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela akuzohen për disa vepra penale, të kryera në periudhën 2014-2016, dhe, më konkretisht për:

1. “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në dëm të shtetasve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

2. Kanosje për shkak të detyrës, në dëm të shtetasve Mynyr Kone dhe Dhori Kule

3. “Shkatërrim prone me eksploziv”, në dëm të pronës së shtetasve Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

4. “Grup i strukturuar kriminal”

5. “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”

Të akuzuarit janë hetuar të gjithë nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, të akuzuarit akuzohen për disa episode të ndryshme:

1. Nga hetimet rezulton se në periudhën 2014-2016, të akuzuarit si grup kriminal kanë shtrënguar me anën e kanosjes shtetasin Ylvi Beqja, dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ish-hotel “Vollga” në Durrës, si edhe shuma të konsiderueshme monetare.

2. Në Janar 2016, të akuzuarit si grup i strukturuar kriminal kanë shtrënguar për dhënie pasurie shtetasin Adriatik Kërçuku, i cili ishte pronar i një biznesi mjetesh lundrimi në Lushnje. Dy muaj pas kërcënimeve ndaj këtij shtetasi, konkretisht në Mars 2016, pjesëtarët e grupit, akuzohen se kanë vendosur dhe shpërthyer lëndë plasëse tritol në ambjentet e biznesit të të dëmtuarit Adriatik Kërçuku.

3. Në Shkurt 2016, të akuzuarit si grup kriminal kanë shtrënguar për dhënie pasurie shtetasin Jani Zaka, i cili posedonte pronë në Tiranë. Të pandehurit akuzohen se i kanë vendosur lëndë shpërthyese tritol një garazhdi në pronësi të Jani Zaka, në shenjë kërcënimi për qëllime përfitimi të paligjshëm

4. Në Prill 2016, të pandehurit akuzohen se kanë kanosur për shkak të detyrës shtetasit Dhori Kule dhe Mynyr Kone, pedagogë dhe drejtues në Universitetin e Tiranës, me qëllim që profesor Kone të largohej nga gara për Rektor në këtë universitet.

Sa më sipër, Prokuroria për Krime të Rënda përfundoi hetimet për veprat penale të mësipërme dhe kërkoi gjykimin e çështjes penale pranë Gjykatës për Krime të Rënda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY