FOTO/ Lezhë, arrestohet “trimi” i fshatit, dilte shëtitje me kallashnikov

FOTO/ Lezhë, arrestohet “trimi” i fshatit, dilte shëtitje me kallashnikov

340
0
Shares

Polica e Lezhës ka vënë në pranga një person i cili lëvizte nëpër rrugët e fshatit i armatosur me armë automatike.
Burime të drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, bëjnë të ditur se nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lezhë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i Gjok Marku, 50 vjeç, banues në Velë – Lezhë.
Nga informacionet e siguruara në rrugë operative, mësohet se ky person mbante armë zjarri në banesë dhe shpesh dilte me të. Pas një kontrolli në banesën e tij ku iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 automatik dhe 1 krehër me 12 fishekë.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale  “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga neni 278/3 I Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY