Ka ndërruar jetë një 55vjeçar pas një incidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit dhe viktimë ja mbetur shtetasi me inicialet M.M. Për këtë, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasi Maksut Toçilla 56 vjeç, banues në Tiranë, me punë drejtues teknik.
“Më datë 31.03.2016, në lagjen Nr.14/1 Durrës, në objektin në ndërtim e sipër“Banesë Sociale”, është rrëzuar nga kati i pestë, duke punuar shtetasi M.M. 55 vjeç, banues në Durrës. Për pasojë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”parashikuar në nenin 289 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/