Durrës, dhunoi 3 vjeçaren, ndalohet kujdestarja e Shtëpisë së Foshnjes

Durrës, dhunoi 3 vjeçaren, ndalohet kujdestarja e Shtëpisë së Foshnjes

71
0
Shares

Prokuroria e Durresit ndalon kujdestaren e shtepisë së femijës Durrës, Dafina Fama, e akuzuar për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Ndjekja penale nis menjëherë pasi rasti i dhunës ndaj një vajze jetime vetëm 3 vjeçe u bë publik në media ngaemisioni ‘Stop” i televizion ‘Klan”, të datës 31.03.2016.

Sipas urdhërit të regjistrimit të procedimit penal, Prokuroria e Durrësit shprehet se:

“Jemi vënë në dijeni lidhur me një ngjarje të denoncuar nga ky emision, ndodhur në Shtëpinë e Foshnjes, Durrës, që ka të bëjë me të dhënat për përdorimin e dhunës nga kujdestarja e kësaj shtëpie ndaj një fëmijë të moshës tre vjeç, fakt i cili, nga të dhënat e pasqyruara, përbën elementë të figurës së veprës penale të keqtrajtimi i të miturit, parashikuar nga neni 124/b të K.Penal.

Për sqarimin e rrethanave të treguara është e domosdoshme dhe nevojitet kryerja e veprimeve hetimore paraprake të mëtejshme për të bërë të mundur sqarimin e rrethanave të faktit penal dhe individualizimin e përgjegjësive penale përkatëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY