Dibër, babai godet me sopatë në kokë fëmijën 3 vjeçar

Dibër, babai godet me sopatë në kokë fëmijën 3 vjeçar

362
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër. Fëmija është goditur me sopatë në kokë ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Rreth orës 13:30 në Urgjencën e Spitalit të Peshkopisë se është paraqitur me dëmtime të rënda në kokë, fëmija me inicialet M.Ç 3 vjeç.

Nga hetimet paraprake të kryera nga policia rezulton se babai i fëmijës së dëmtuar, duke prerë dru në mënyrë aksidentale ka lënduar fëmijën e tij.

Fëmija po transportohet me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Topojan në Dibër.

Njoftimi i policise

Në orën 13:30 të ditës së sotme në urgjencën e spitalit rajonal paraqitet me urgjencë fëmija me inicialet M.Ç, 3 vjec nga fshati Topojan i rrethit Bulqizë me dëmtime të rënda në kokë. Urgjenca ka njoftuar policinë dhe kjo e fundit ka nisur hetimet. Shkak i ngjarjes mësohet se ka qenë momenti kur babai i fëmijës po priste dru dhe një nga ashklat e ka goditur në kokë fëmijën që ishte aty pranë. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY