Vrau bashkëfshatarin me plumb në kokë, Gjykata e dënon me 32 vite...

Vrau bashkëfshatarin me plumb në kokë, Gjykata e dënon me 32 vite burg

110
0
Shares

Është dënuar me 32 vite burg nga gjykata e Fierit, Engjëll Hodajn. Hodajn akuzohet për vrasjen e Eduart Zotajt dhe plagosjen e Blerim Beqirajt. Ngjarja për të cilën akuzohet Hodaj, ka ndodhur në fshatin Roms të Mallakastrës, në shkurtin e vitit 2015.

33-vjecari është gjykuaar me gjykim të shkurtuar dhe ka përfituar uljen me një të tretën e dënimit dhe përfundimisht u dënua me 22 vite. Sipas Prokurorisë e gjitha ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas një konflikti të çastit në një lokal të fshatit. Gjatë hetimit u faktua se autori fillmisht është konfliktuar me pronarin e lokalit Muharrem Zotaj, i cili ka qënë në një tavolinë me viktimën dhe të plagosurin.

Pasi është larguar nga lokali Hodaj është rikthyer pas 10 minutash me një armë zjarri ku ka qëlluar në drejtim të tavolinës, ku ndodhej pronari i lokalit bashkë me dy personat e tjerë. Si pasojë e të shtënave mbeti i vdekur me një plumb në kokë Eduart Zotaj dhe u plagos Blerim Beqiraj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY