Në kuadër të angazhimit për eliminimin e materialeve me rrezikshmëri të lartë, gjatë ditës së sotme, struktura speciale për eliminimin e materialeve të rrezikshme (EOD) të batalionit xhenio në Komandën Mbështetëse, pas komunikimit me prefektin e Kukësit, ka zhvilluar një operacion për pastrimin e zonës së kontaminuar në Qaf Prush (Livadhi Bardhosh, pranë Qafës së Zezë).
Gjatë operacionit u gjetën 12 mina kundër tanke prodhim jugosllav, 1 minë kundër personel, 1 predhë 82 mm dhe 6 qese barut.
Operacioni u krye me sukses dhe municionet po transportohen për në batalionin e xhenios në Tiranë.
EOD, është strukturë prioritet i Komandës Mbështetëse dhe Forcave të Armatosura. Përveç angazhimit brenda vendit ajo kontribuon me përfaqësues në Mali, Afrikë dhe vijojnë përgatitjet për përfaqësimin në Letoni. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/