SHIFRAT/ Ankohet policia: Gjysma e zyrtarëve ende “të pa çarmatosur”

SHIFRAT/ Ankohet policia: Gjysma e zyrtarëve ende “të pa çarmatosur”

66
0
Shares

Polica e Shtetit, ka bërë të ditur se ende mbi gjysma e zyrtarëve të lartë shtetërorë, nuk kanë dorëzuar armët e tyre, që përfitonin sipas ligjit të vjetër, tashmë të shfuqizuar.
Sipas Policisë së Shtetit,mësohet se nëpërmjet një letër-porosie, dërguar strukturave vendore të policisë, dhe informacioneve të grumbulluara prej këtyre strukturave vetëm 168 zyrtarë, nga 350, kanë dorëzuar armët.
“Në zbatim të Ligjit nr. 74/2014 ‘Për Armët’, nga Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Publike është dërguar strukturave vendore të Policisë së Shtetit, Letër-Porosia së Nr. 123, datë 26. 02. 2016 ‘Për masat që duhet të merren dhe procedurat që duhen ndjekur nga strukturat vendore të policisë, për zbatimin e ligjit ‘Për Armët’.
Strukturat vendore të policisë kanë hartuar Plane Veprimi me detyra konkrete të përcaktuara për grumbullimin e armëve të dhëna me leje sipas ligjit nr. 7566, datë 25.05.1992 ‘Për Armët’, i shfuqizuar, dhe vazhdon puna për grumbullimin e armëve nga subjektet fizikë dhe juridikë.
Nga strukturat vendore të Policisë janë njoftuar zyrtarisht me shkrim personat të cilët janë pajisur me armë sipas ligjit të vjetër, për dorëzimin e armëve.
Nga informacionet e marra nga strukturat vendore të policisë, janë pajisur me armë zjarri 350 zyrtarë për shkak të detyrës (Prokurorë, Gjyqtarë, Deputetë, Kryetar Bashkie, ish-Kryetar Komunash, Policia Pyjore, Hetimi Tatimore, Përmbarues Gjyqësor etj). Deri në datë 31. 03. 2016 janë grumbulluar 168 armë dhe kanë mbetur pa grumbulluar 182 armë zjarri (pistoleta).
Nga të dhënat që disponon Policia e Shtetit, institucionet më problematike në dorëzimin e armëve të zjarrit janë kategoria Gjykatë/Prokurori
Procesi i grumbullimit të armëve të dhëna me leje, sipas legjislacionit të shfuqizuar, po vazhdon me intensitet nga Komisariatet dhe Drejtoritë Vendore të Policisë”, njofton zyrtarisht Policia e Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY