ILDKP, kontroll pasurie Adriatik Llallës dhe delegacionit që shkoi në SHBA

ILDKP, kontroll pasurie Adriatik Llallës dhe delegacionit që shkoi në SHBA

57
0
Shares

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë ka nisur hetimin pasuror për Prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla, si edhe 3 prokurorët që shoqërojnë atë gjatë vizitës në SHBA.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë këtij institucioni të cituara nga abcnews.
“Është urdhëruar nga kryeinspektori I përgjithshëm i ILDKPKI-së të nis hetimi pasuror për prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla, drejtoreshën e marrëdhënieve me jashtë në këtë institucion prokruroren Rovena Gashi, drejtuesin e prokurorisë për krime të rënda Besim Hajdarmata dhe shefin e akuzës së kryeqytetit Petrit Fusha. Të katër këta zyrtare të prokurorisë, do t’i nënshtrohen një verifikimi të hollësishëm të pasurisë me dyshimin se pasuria e tyre nuk justifikohet”, thanë burimet për televizionin.

Po ashtu do të nsië verifikimi pasuror edhe Prokurorin e Durrësit Agron Gjana, për të cilin zyrtarë të ambasadës amerikane thanë se i është refuzuar viza për në SHBA, edhe pse ishte pjesë e delegacionit me kryeprokurorin Llalla.

Ambasada amerikane I tha nje televizioni se delegacioni I Prokurorise ka axhende te varfer ne SHBA.
Por nga ana tjeter ILDKP ka lidhje te forta ne parlament prej nga doli dhe drejtuesi I ri I institucionit sipas nje procedure te dyshimte.

Prokurori i Përgjithshëm ka drejtuar ILDKP për më shumë se 5 vite. Ai është ndër të paktët zyrtarë në vend që mori votat edhe të mazhorancës, edhe të opozitës për të qenë në krye të institucionit të verifikimit të pasurisë.

Kryeinspketori aktual i ILDKP ka qenë vartës i Llallës për disa vite rresht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY