Adriatik Llalla: Prokurori i Durrësit, ambasada nuk besoi se do të kthehej...

Adriatik Llalla: Prokurori i Durrësit, ambasada nuk besoi se do të kthehej në Shqipëri

65
0
Shares

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla tha sot në një intervistë për Zërin e Amerikës se Prokurori i Durrësit u ndalua nga ambasada amerikane të udhëtonte për në SHBA pasi nuk besoi se ai do të kthehej sërish në Shqipëri.

“Viza nuk u dha ose u dha dhe u kancelua”, tha Llalla duke shtuar edhe një detaj të ri, kacelimin e saj.

“Viza nuk u dha se nuk kishte informacion të plotë dhe më pas ambasada nuk kishte besim se prokurori nuk do të kthehej në Shqipëri”, shpjegoi Llalla.

Prokurori Llalla tha se nuk kam qenë i ftuar për të vizituar FBI dhe nuk ka dalë asnjë njoftim nga Prokuroria. Ky është takimi vjetor i shoqatës amerikane për ligjin ndërkombëtar. Konferenca është me pagesë. Unë jam anëtar i kësaj shoqate. Paguajmë një tarifë rreth 500 dollarë për të qenë i pranishëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY