Vrasja e Artan Santos vijon “vrasje pa autor”

Vrasja e Artan Santos vijon “vrasje pa autor”

147
0
Shares

Vrasja e bankierit të njohur Artan Santo vijon të jetë vrasje pa autor, tha sot në një intervistë për Zërin e Amerikës, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla .

I pyetur nga gazetari lidhur me curinë e hetimeve, Llalla hezitoi të jepte shpjegime të mëtejshme. “Tani nuk mund ta flas më shumë sepse rasti është i tillë”, tha ai.

Më pas Llalla është pyetur lidhur me hetimet për privatizimin Albpetrol për të cilin prokurori tha se është një cështje sa civile edhe penale ndërsa nuk dha shpjegime të reja lidhur me rastin e arrestimit të Guvernatorit Fullani.

Llalla konsideroi se akuzat ndaj një zyrtari të njësisë antikorrupsion nuk qëndrojnë. “Prokurori që drejton tani njësinë antikorrupsion ka pasur përvojë si drejtues në Fier, Berat dhe Durrës. U vlerësua si person që duhet të drejtojë njësinë antikorrupsion në prokurorinë e Krimeve të rënda. Lidhur me aludimet nuk ia vlen të diskutohet”, tha Llalla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY