Ish-Kryeministri Berisha ka ngushëlluar sot për vdekjen e ish-ministrit të Jashtëm gjerman, Genscher.
Berisha tregon se ai vizitoi Shqipërinë tri herë dhe ka ndihmuar vendin në zhvillimin demokracisë.
“Ai vizitoi tre here Shqiperine si minister i jashtem i RFGJ. Takimin tim te pare me ministrin Genscher e kam patur ne Tirane gjate vizites se tij ne qershor te vitit 1991. Ne kete takim ai me ftoi ne menyre te pazakonte qe, si kryetar i opozites te merrja pjese ne Samitin e KSBE qe zhvillohej ne Bon, ku do te votohej per anetaresimin e Shqiperise ne kete organizate.
Ne kete Samit, ministri Genscher do te me organizonte nje takim te paharruar me Kancelarin Helmut Kohl.
Si mik i madh i Shqiperise, kryediplomati gjerman do te ishte me i pari qe do vinte ne Tirane fill pas zgjedhjeve te 22 marsit per te uruar fitoren e PD dhe shprehur mbeshtetjen e qeverise gjermane dhe vendit te tij te madh per Shqiperine ne rrugen e demokracise.
Pas doreheqjes nga detyra ne pranvere te vitit 1992, ai ishte gjithnje nje avokat i madh i Shqiperise ne vendin e tij. Se bashku me ish ministrin Genscher punam ngushte dhe me sukses ne njerin nga projektet me te rendesishme te kohes per Europen, ate te Korridorit te Jugut apo Trans Adriatic Pipeline (TAP)”, shkruan ndër të tjera Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/