Qeveritë zvicerane dhe austriake: 3 milion Euro për zhvillimin rajonal

Qeveritë zvicerane dhe austriake: 3 milion Euro për zhvillimin rajonal

127
0
Shares

Një projekt i ri nisi sot për të nxitur zhvillimin rajonal dhe për të përmirësuar kushtet social-ekonomike në zonat më pak të zhvilluara të Shqipërisë
Agjencitë zvicerane dhe austriake për zhvillim në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Urban njoftuan sot fillimin e një projekti për zhvillimin rajonal në Shqipëri gjatë një aktiviteti lançues tek Plaza Hotel në Tiranë.
Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni tha se “ky projekt është një platformë pune me impakt të drejtpërdrejtë dhe të matshëm në rritjen e kapaciteteve institucionale dhe teknike, përmirësimit të kuadrit ligjor për zhvillimin rajonal, dhe mbi të gjitha realizimit të projekteve konkrete ndërvendore”.
Në fjalimin e tij Ambasadori zviceran Christoph Graf theksoi se shpesh fokusi i zhvillimit dhe investimeve shkon drejt qendrave të mëdha urbane si Tirana dhe Durrësi ndërsa lihen mënjanë zona të tjera. “Ja pse reforma e zhvillimit rajonal ka shumë rëndësi: ajo synon të promovojë një zhvillim më të balancuar social-ekonomik të vendit dhe të nxisë zhvillimin e rajoneve të forta. Përmes zhvillimit rajonal do të kemi më pak pabarazi midis rajoneve të ndryshme të vendit”, tha Ambasadori Graf.
Ambasadori Austriak Johan Sattler theksoi se është koha e duhur që të punohet drejt zhvillimit të barabartë të zonave të ndryshme të Shqipërisë.  
Projekti i ri për zhvillim rajonal bashkë-financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe do të zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Urban. Sasia totale për një periudhë tre-vjeçare do të jetë 3’445’000 franga zvicerane dhe një pjesë e saj do të shkojë për fonde grantesh.
Sipas stafit të projektit, synimi është lehtësimi i pabarazive ndërmjet rajoneve të ndryshme dhe sigurimi i financimeve dhe investimeve për të arritur zonat më të neglizhuara. Një element i fortë I projektit do të jetë aftësimi i qeverisë për të rregulluar zhvillimin rajonal përmes ligjeve e vendimeve, dhe për të forcuar institucionet rajonale me synim identifikimin dhe thithjen e fondeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY