Tiranë, zemerimi i 23 vjecares, u vë flakën 4 makinave të babait...

Tiranë, zemerimi i 23 vjecares, u vë flakën 4 makinave të babait të te fejuarit

76
0
Shares

Katër automjete janë përfshirë nga zjarri orët e para të mëngjesit në rrugën “Kokonozi”, 1 orë pas mesnatës së 01.04.2016 dhe si pasojë 2 prej tyre janë shkatërruar plotësisht. Policia e Tiranës bën me dije se zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe është vënë nga 23 vjeçarja Desara Maçellari, banuese në Tiranë. Automjetet tip “Audi”, “Volkswagen”, “Rulotë” dhe një kamioncinë, automjete në pronësi të shtetasit V. P., 56 vjeç, banues në Tiranë dhe si pasojë e zjarrit dy prej automjeteve janë shkatërruar plotësisht.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor në bashkëpunim me ekspertët e MZSH-së .
Nga veprimet e para proçeduriale, ka rezultuar se shkaku i rënies së zjarrit ka qënë i qëllimshëm dhe ka rezultuar se është spërkatur me benzinë fillimisht njëri nga mjetet.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë fiksuar pamjet filmike të momentit kur është vënë zjarri duke arritur të mundësohet identifikimi i autores së dyshuar.
Pas identifikimit është bërë ndalimi i shtetases: Desara Mancellari, 23 vjeç, banuese në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshjet e saj në momentin që ka kryer këtë veprim të kundraligjshëm.
Dyshohet se motiv i zjarrvënies ka rezultuar një konflikt për motive të dobëta, midis shtetases Desara Mancellari me djalin e shtetasit V. P.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë për veprën penale: “Shkaterrim pronës me zjarr”, parashikuar nga Neni 151 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY